Mësohet emri i telefonit të ri të HTC-së

22 Tetor 2016 - 18:00      

Muajin e kaluar, llogaria e famshme @evleaks përmes një postimi në Twitter ka njoftuar se telefoni i ardhshëm i HTC-së, Bolt, do të lansohet brenda këtij muaji.

Tani, @evleaks, është rikthyer përsëri por me lajme të reja në lidhje me këtë pajisje të re të HTC-së, transmeton Koha.net. @evleaks tani ka zbuluar se HTC Bolt mund të lansohet globalisht me emër tjetër, si HTC 10 evo.

HTC 10 evo deri më tani është shfaqur nëpërmjet shumë fotografive dhe thuhet se tashmë është i certifikuar nga FCC.

Sa i përket specifikave, raportohet se do të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë ose me ekran QHD, procesor Snapdragon 810, kamerën kryesore prej 18 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, 3 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me sistemin operativ Android 7.0 Nougat.

Gjithashtu, raportohet se HTC është duke planifikuar një model pa jack-un 3.5 mm për kufje.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...