20 Tetor 2016 - 10:43
E shkencëtarët aksidentalisht kanë zbuluar një mënyrë si ta konvertojnë atë në një produkt shumë më të dobishëm – etanol.
Shkencëtarët kanë zbuluar reaksionin aksidentalisht, dhe në qoftë se ky proces mund të shndërrohet në madhësi industriale, mund ta ndihmojë zvogëlimin e ngrohjes globale.
Shkencëtarët nga departamenti i energjetikës në laboratorin nacional Oak Ridge, kanë zhvilluar një proces elektrokimik i cili përdor kallinj të vegjë të karbonit dhe bakrit për ta kthyer dyoksidin e karbonit në gaz të pastër, etanol.
Për këtë, udhëheqësi i këtij studimi, Dr Adam Rondinone tha: Ne kemi zbuluar disi rastësisht që ky material realisht funksionon.
Ne mund të përdorim etanolin në veturat e tanishme, pa ndonjë modifikim” ka shtuar ai, transmeton koha.net.
Hulumtuesit kanë krijuar një substancë katalizatore, e cila rrit efektin e reaksionit kimik, i bërë nga karboni, bakri dhe nitrogjeni.
Kur është përdorur voltazhi, katalizatori shkaktoi një reaksion kompleks kimik që në thelb “kthen mbrapsht” apo ndal procesin e djegies.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...