Samsungu Galaxy S8 “vjedh” ide nga Note 7 i dështuar

19 Tetor 2016 - 17:40      

Samsungu është duke vuajtur akoma për dështimin e telefonit të ri Note 7 dhe raportohet se ka nisur të mendojë për “rrugën e shpëtimit”.

Kompania thuhet se, pasi ndërpreu shitjet e telefonit të porsalansuar për shkak të problemeve që çonin në shpërthim të pajisjes, ka nisur të merret me specifikat e telefonit të ardhshëm Samsung Galaxy S8 që do të lansohet në fillim të vitit të ardhshëm.

Një burim i kompanisë ka thënë për “KoreanHerald” se Samsungu planifikon të instalojë kamerën e dyfishtë dhe një skaner të syrit në telefonin e vitit të ardhshëm duke “vjedhur” idenë nga Note 7 i dështuar, transmeton koha.net.

Samsungu nuk pritet të konfirmojë asgjë këto ditë pasi telefoni i ri është disa muaj larg nga lansimi.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...