19 Tetor 2016 - 16:36
Rrjeti social i kompanisë së Facebookut ka bërë një tjetër përditësim.
Tani përdoruesit do të kenë qasje që të shohin edhe “Storie” të përdoruesve tjerë të panjohur, vetëm duke hyrë në sektorin e “Kërkimeve”.
Kjo faqe zakonisht hap përmbajtje të përdoruesve që ju nuk i ndiqni, ndërsa tani kompania ka vendosur ta plotësojë akoma atë.
“Më shumë se 100 milionë njerëz e vizitojnë ‘Kërkime’ çdo ditë për të zbuluar foto dhe video të njerëzve që nuk i ndjekin. Seksioni i ri ‘Storie’ i vendosur mbi ‘Kërkime’ do të mbushet me ato që ju jeni të interesuar t’i shihni, njësoj sikurse edhe në të kaluarën që bëhej fotografitë e videot”, thuhet në një postim të kompanisë në blogun e vet.
Instagrami ka konfirmuar se ky përditësim mund të bëhet vetëm duke marrë versionin 9.5.0 e më të ri të aplikacionit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...