19 Tetor 2016 - 11:25
Apple hoqi dorë nga prodhimi i veturës së saj, por teknologjinë me siguri se do të vazhdojë ta zhvillojë, transmeton Koha.net. Një nga projektet e radhës është sistemi i zhbllokimit të veturave duke përdorur sensorët për gjurmë të gishtave, të cilat janë pjesë e iPhone-it.
Kjo kompani, në muajin maj të këtij viti ka marrë patentën për idenë e një pajisje e cila dërgon një mesazh aktivizues për zhbllokimin e veturës. Megjithatë, në treg tashmë ekzistojnë aplikacione të ngjashme, siç është Viper SmartStart dhe aplikacioni i BMW-së, të cilat mundësojnë zhbllokimin e veturave duke përdorur smartfonët.
Gjithashtu, edhe Hyundai ka aplikacionin e saj BlueLink, i cili është në dispozicion në Google Play. BlueLink po ashtu funksionon edhe me orët e mençura Android Wear. Ky aplikacion mundëson zhbllokimin e veturës, gjetjen e vendndodhjes së saj si dhe startimin e motorit.
Pavarësisht të gjithave, mundësia për të zhbllokuar veturat përmes sensorëve të gjurmëve të gishtave në smartfonë vazhdon të jetë tërheqëse, dhe Apple një gjë të tillë pritet ta mundësojë sa më shpejtë që është e mundur.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...