Xiaomi Mi Note 2 vjen me ekran të lakuar dhe dy kamera

18 Tetor 2016 - 10:29      

Më herët kanë rrjedhur disa fotografi në të cilat shihej telefoni i ardhshëm i kompanisë kineze Xiaomi, Mi Note 2. Por në këto fotografi nuk është parë se ky telefon ekran të lakuar në të dy anët.

Sot, janë shfaqur fotografitë e reja në të cilat shihet se Mi Note 2 do të vijë me ekran të lakuar në të dy anët, transmeton Koha.net. Po ashtu, sipas fotografive, shihet se do të vijë edhe me kamerë të dyfishtë, raporton MajorDroid.

Megjithatë, madhësia e ekranit duhet të jetë 5.7-inç me teknologji AMOLED dhe rezolucion full HD. Por kjo nuk është e tëra, Mi Note 2 pritet të vijë me 4 gigabajt RAM memorie dhe 32/64 gigabajt memorie të brendshme si dhe me procesor Snapdragon 821.

Ndërkaq, Xiaomi Mi Note 2 Pro pritet të vijë me ekran po ashtu 5.7-inç e me rezolucion prej 1440 x 2560, 6 gigabajt RAM memorie si dhe me 128 gigabajt memorie të brendshme.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...