17 Tetor 2016 - 13:17
K10000 ka kapacitet të mjaftueshëm për të karikuar tre iPhone 6s Plus, ndërsa kompania tani është duke menduar që të ndërtojë një version të ri të këtij modeli.
Edhe pse nuk janë zbuluar shumë detaje momentalisht, por duket se Oukitel do të sjell së shpejti versionin S të K10000, transmeton Koha.net. K10000S pritet të vijë me trup më të “butë” për dallim nga ai aktual që ka trup nga metali, me qoshe më të rrumbullakëta si dhe me pjesën e pasme prej lëkure.
Oukitel, po ashtu përpiqet që të zvogëlojë trashësinë e K10000, prej 20 mm, por ende nuk është zbuluar trashësia e saktë e versionit të ri. 20 mm ishte shumë për një telefon me ekran 5.5-inç. K10000S po ashtu do të vijë me një procesor të mirë – origjinali ka procesor 1.0 GHz Quad-Core. Telefoni i ri ndoshta mund të vijë me procesor të ngjashëm si Helio P20 e me një RAM memorie më të madhe.
Oukitel K10000 ishte në dispozicion për shitje që nga fillimi i këtij viti me çmim prej 250 dollarë, ndërsa tani çmimi i tij ka rënë në 150 dollarë.
Oukitel K10000S ndoshta do të lansohet në muajt e ardhshëm.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...