Veçoria e re e Facebook Messenger

17 Tetor 2016 - 10:58      

Opsioni për ruajtjen e të dhënave është duke u bërë një trend. Së fundmi, Google një opsion të tillë ka shtuar në pajisjet Android dhe Facebook, gjegjësisht aplikacionet kryesore të Facebookut.

Facebook padyshim e pëlqeu idenë, sepse duket se është duke testuar opsionin e ruajtjes së të dhënave edhe për aplikacionin Messenger, transmeton Koha.net. Ky opsion do të duhej të zvogëlonte sasinë e të dhënave që “konsumon” Messengeri.

Opsioni për ruajtjen e të dhënave, Data Saver, i cili gjendet në zonën e konfigurimeve (Settings), zvogëlon sasinë e të dhënave që përdoren kur shikohen fotografitë dhe videot të cilat dërgohen përmes Messengerit.

Kur pranoni ndonjë fotografi apo video, Data Saver mundëson klikimin për shkarkim në vend të shkarkimit automatik të asaj fotografie apo videoje. Kjo ndodh vetëm kur përdoren të dhënat e celularit; nëse pajisja është e lidhur me rrjetin WiFi, atëherë aplikacioni do të vazhdojë të shkarkojë fotografitë dhe videot në momentin kur i hapim ato.

Gjithashtu, mund të shohim edhe se sa të dhëna janë ruajtur dhe këto të dhëna mund t’i rivendosim.

Duket se Facebook për momentin këtë funksion është vetëm duke e testuar, por ende nuk dihet se kur do ta lansojë për të gjithë përdoruesit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...