16 Tetor 2016 - 18:20
Shtypni ekranin nga lartë poshtë sapo të hynë në këtë rrjet social dhe afër emrit të llogarisë së përdoruesit do të shfaqet një numër. Ai numër nuk tregon sa shumë keni dërguar fotografi apo mesazhe te miqtë, por tregon se sa mirë e përdorni rrjetin social, transmeton koha.net.
Më poshtë mund të gjeni listën e DigitalSpy për pesë hapa të thjeshtë se si mund të shtoni pikë dhe të bëheni “i suksesshëm” në Snapchat.
1. Ndaleni
Tingëllon çuditshëm, por ndalja e Snapchatit për një kohë do të ndikojë në rritjen e pikëve. Kur të rilansoni aplikacionin dhe nisni të dërgoni e të hapni fotografi e mesazhe, ekipi i Snapchatit gëzohet që jeni kthyer dhe rritë pikët. Preferohet të komunikoni më shpesh edhe me “TeamSnapchat”.
2. Jini të hapur
Injorimi që i bëni fotografive të dikujt mund të shkaktojë probleme në rritjen e pikëve. Edhe pse nuk e keni dikë në qejf për të shtuar pikë duhet të hapni të gjitha publikimet që ai përdorues bën. Një hapje = një pikë.
3. Bëhuni më miqësor
Sa më shumë fotografi të dërgoni drejt miqve, shtoni pikë në llogari. Mos u turpëroni, dërgojini të gjithëve që njihni fotografi sa më shpesh që mundeni.
4. Dërgojini foto yjeve
Nëse i dërgoni 150 fotografi miqve, atyre padyshim se do t’u dilni nga qejfi. Askush nuk dëshiron të shohë dhjetëra fotografi tuaja se si ju visheni. Megjithatë, nëse i dërgoni shumë fotografi një ylli si për shembull Kim Kardashian, ato nuk do të hapen, megjithatë ju do të fitoni pikë dhe nuk do të humbni miqtë.
5. Mos paguani për të shtuar pikë
Mos i besoni faqeve që thonë se do ju shtojnë shumë pikë për pak para. Algoritmi i Snapchatit nuk mund të hakohet.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...