Foto: Shutterstock

16 gjuhët programuese që ju premtojnë punë gjithnjë [foto]

16 Tetor 2016 - 11:52      

“Softueri po e ha botën”, ka thënë Marc Andreessen, ndërmarrës kapitalist.

Por, dikush duhet ta krijojë atë softuer. E pse jo ju?

Ekzistojnë mijëra gjuhë programuese, por disa janë më të popullarizuara se të tjerat.

Kur një kompani kërkon që të gjejë një talent të ri të programimit, ajo është duke kërkuar njerëzit të cilët janë të njohur me gjuhët dhe sistemet që tashmë i përdorin – madje edhe gjuhët më të reja si Apple Swift apo Google Go.

Në vijim po ju paraqesim disa nga gjuhët programuese që ndoshta është mirë t’i mësoni nëse doni që të keni punë gjithnjë, shkruan Business Insider, transmeton Koha.net. Përzgjedhjen e këtyre gjuhëve i sugjeron TIOBE Index, Redmonk Programming Language Rankings dhe zhvilluesi i anketave vjetore, Stack Overflow.

Java: Fillimisht është shpikur në vitin 1991 si një gjuhë programuese për televizorët e mençur. Java e Oracle-t ende është gjuha më e famshme programuese në botë – një pozicion i forcuar nga fakti se Java është vendimtare për zhvillimin e aplikacioneve në Android dhe për shumë softuerë të tjerë për biznes.

C: Një nga gjuhët më të vjetra të programimit e cila ende është e përshtatshme për përdorim. C u krijua në fillim të viteve të ‘70-a. Në vitin 1978 për herë të parë është printuar legjenda e gjuhëve dhe manuali gjerësisht ende i lexueshëm prej 800 faqesh, “The C Programming Language”.

Python: Kjo gjuhë është krijuar në vitin 1989 dhe është e dashur për adhuruesit e saj për kodin shumë të lexueshëm. Shumë programues thonë se kjo është gjuha më e lehtë për të filluar programimin.

PHP: Kjo gjuhë programuese është tepër e zakonshme – disa vlerësime thonë se kjo gjuhë përbën një të tretën e internetit. Sajtet e mëdha si WordPress, Facebook dhe Yahoo e përdorin atë. Shumë programues po ashtu e urrejnë shumë PHP-në.

Visual Basic: Visual Basic Microsoft (dhe pasardhësi i tij, Visual Basic.NET) përpiqet që programimin ta bëjë më të lehtë me një element grafik i cili lejon ndryshimin e pjesëve të një programi përmes funksionit “dragging and dropping” (tërheqje dhe lëshim). Është gjuhë më e vjetër programuese, por ende përdoret.

JavaScript: Kjo është një gjuhë programuese super e famshme e cila kryesisht përdoret në ueb aplikacionet. Por asgjë nuk ka të bëjë me Java përveç emrit. JavaScript përfshin shumë uebfaqe moderne, por po ashtu kritikohet shumë për shkak se ngadalëson shfletuesit dhe ndonjëherë i ekspozon përdoruesit për dobësitë e sigurisë.

R: Kjo është gjuha e programimit e zgjedhur për ata që merren me statistika dhe për çdo kë që merret me analizat e të dhënave, transmeton Koha.net. Google është njëri nga fansat më të mëdhenj të R-së, për fuqinë që i jep matematicientëve të saj.

Go: Kjo gjuhë është krijuar nga gjiganti Google për të ndërtuar sisteme të cilat janë të nevojshme për të vënë në funksion “motorin” më të madh të kërkimit në botë, dhe e cila po cilësohet nga zhvilluesit si gjuhë e qëndrueshme dhe me integritet, mbi të gjitha. Po ashtu, është njëra nga gjuhët programuese me rritjen më të shpejtë.

Ruby: Sikur Pythonin, zhvilluesit pëlqejnë këtë gjuhë 24 vjeçare sepse është shumë e lehtë për të lexuar dhe shkruar kodin. Po ashtu e famshme është edhe Rails, një kornizë add-on për Rubyn e cila e bën me të vërtetë të lehtë përdorimin e saj për ndërtimin e ueb aplikacioneve. Moto zyrtare e kësaj gjuhe është “Shoku më i mirë i programuesve”.

Groovy: Kjo degë e Javas është bërë e famshme që nga fillimi i saj në vitin 2007. Është krijuar për të bërë më të lehtë dhe më të shpejtë shkrimin e kodeve të gjata. Dhe meqë Groovy integrohet mjaft mirë me kodet e Javas, ajo u fut në përdorim tek zhvilluesit e kompanive të mëdha si IBM, Google dhe Target.

Objective-C: Gjuha origjinale programuese C ishte aq ndikuese saqë frymëzoi shumë pasardhës të emëruar në mënyrë të ngjashme, të cilët kanë shtuar karakteristika edhe nga gjuhët tjera. Ende vazhdon të jetë më e famshme se gjuha programuese e kompanisë Apple, Apple Swift, edhe pse Swift është në një rritje të shpejtë.

Perl: Fillimisht është krijuar nga një inxhinier i NASA-s në fund të viteve 80-a. Perl shquhet për përpunimin e teksteve dhe zhvilluesit e pëlqejnë atë sepse është i fuqishëm dhe fleksibil. Dikur kjo gjuhë është përshkruar si një “shirit ngjitës i uebit”, sepse me të vërtetë është i mirë në mbajtjen e uebsajteve së bashku, por nuk është gjuha më elegante.

Pascal: E emëruar sipas filozofit të famshëm Blaise Pascal, kjo gjuhë ishte e rëndësishme në kodimin e kompjuterëve të parë Apple Macintosh, përcjell Koha.net. Pascal është zgjeruar në të ashtuquajturën Object Pascal, e cila, sot, ende përdoret gjerësisht në sistemet e ndryshme.

Delphi Object Pascal: Fillimisht është krijuar në kompaninë Apple në vitin 1986 dhe është emëruar kështu pasi që ka ndihmuar programuesit të lidhen me bazën e të dhënave Oracle. Delphi po ashtu shihet si një alternativë për ndërtimin e aplikacioneve për smartfonë.

Swift: Derisa çështjet e kompanisë Apple me këngëtaren e famshme Taylor Swift kanë bërë bujë në internet vitin e kaluar, gjuha programuese Apple Swift është vlerësuar nga zhvilluesit si një gjuhë e shpejtë dhe e lehtë për të ndërtuar aplikacionet për iPhone. Me fansa të mëdhenj sikurse IBM, kjo gjuhë programuese mund të “fluturojë” në të ardhmen.

MATLAB: E menduar si një gjuhë programuese matematikore për të ndihmuar që t’ua mësojë studentëve të universitetit algjebrën e avancuar dhe përpunimin e imazheve, kjo gjuhë përdoret gjerësisht edhe nga shkencëtarët, inxhinierët dhe programuesit të cilët punojnë në fushën e shpërthimit të fotografisë dhe në aplikacionet tjera me inteligjencë artificiale.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...