TENAA konfirmon specifikat kyçe të Samsung Galaxy C9

15 Tetor 2016 - 19:57      

Tashmë dihet se gjiganti i teknologjisë Samsung është duke punuar në telefonin e ardhshëm të avancuar, Galaxy C9.

Galaxy C9, me emrin kodues SM-9000, deri më tani është shfaqur në uebfaqet e njohura si AnTuTu, Geekbench dhe Zauba, të cilat kanë zbuluar specifikat e tij kyçe.

Në shikim të parë, sipas fotografive, Galaxy C9 ngjason shumë me pamjen e jashtme të C5 dhe C7 por sa i përket ekranit duket se C9 do të vijë me ekran pak më të madh se të C7, 6-inç Full HD Super AMOLED, transmeton Koha.net. Kjo është një pikë e rëndësishme për të theksuar, sepse para disa dite edhe Zauba ka përmendur se C9 do të vijë me ekran 5.7-inç. Duke marrë në konsideratë TENAA-n, besohet se ekrani 6-inç është i konfirmuar, raporton GSM Arena.

TENAA po ashtu rikonfirmon shumicën e specifikave të kësaj pajisje të ardhshme të Samsungut, Galaxy C9. Ai do të vijë me procesor Snapdragon 652, 6 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme me mundësi zgjerimi, kamerën kryesore prej 16 megapikselë me blic LED dhe atë të përparme po ashtu prej 16 megapikselë. Galaxy C9 po asht do të ofrojë mbështetje për lidhjen 4G LTE, do të vijë me sensor për gjurmë të gishtave i vendosur në butonin “Home”, si dhe me baterinë prej 4 mijë mAh.

Gjithashtu, TENAA zbuloi se Galaxy C9 do të vijë me këto dimensione: 162.9 x 80.7 x 6.9 mm dhe do të peshojë 185 gramë.

Samsung Galaxy C9 pritet të lansohet këtë muaj apo muajin e ardhshëm.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...