Energjia e së ardhmes

14 Tetor 2016 - 18:04      

Të gjithë reaktorët bërthamorë që përdoren aktualisht nga vendet e zhvilluara për burime energjetike përdorin një teknikë; atë të ndarjes së atomeve.

Edhe procesi i kundërt, pra ai i bashkimit të atomeve siguron energji, madje shkencëtarët thonë se e bën këtë proces me një siguri dhe sasi më të madhe.

Por deri më tani, kjo teknikë nuk mund të zbatohet sepse i gjithë procesi kërkon një energji fillestare të jashtëzakonshme për të nisur. Pikërisht për shmangien e kësaj pengese, ka disa vite që në Francë po punojnë një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë.

Sipas Tech Insider, ata janë pranë ndërtimit të reaktorit që do të sigurojë energji me anë të bashkimit të atomeve dhe jo ndarjes së tyre, një proces i njëjtë me atë që ndodh tek Dielli, ylli i sistemit tonë e që bën të mundur energji të përhershme për ne në Tokë, transmeton TCH.

Projekti ka nisur të financohet nga pjesa më e madhe e vendeve perëndimore dhjetë vite më parë. Ai është pagëzuar me emrin “Reaktori Ndërkombëtar Termobërthamor Eksperimental” (International Thermonuclear Experimental Reactor – ITER).

Në një dekadë eksperimentet kanë qenë të shumta. Aktualisht janë disa modele reaktorësh që përdorin teknikën e bashkimit të atomeve, por vënia në punë e tyre kërkon më shumë energji për t’u vënë në punë sesa energjia që prodhohet prej këtij procesi.

Tech Insider thotë se kjo pengesë duket se është tejkaluar nga shkencëtarët dhe viti 2023 është vendosur si kufiri i prodhimit të reaktorit të parë që do të sigurojë energji përmes bashkimit, jo ndarjes, së atomeve.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...