40% e përdoruesve të tanishëm kurrë më nuk do të blejnë smartfonë të Samsung

14 Tetor 2016 - 10:12      

Galaxy Note 7 fillimisht thuhej se është smartfoni më i mirë i bërë ndonjëherë nga Samung, ndërsa tani kjo kompani është duke pësuar debakël nga ai, transmeton koha.net.

Një sondazh, i bërë menjëherë pas raportimeve se po eksplodonin Note 7, e që ka detyruar Samsung ta tërheqë atë globalisht, ka zbuluar se një e treta e të anketuarve kanë thënë se kurrë më nuk do të blejnë telefon të bërë nga Samsung.

Kjo bëri menjëherë të qartë se Note 7 do të ketë ndikim të madh në imazhin e Samsung dhe shitjeve të produkteve të tyre, por tani duket se do të jetë shumë më keq se sa parashikohej, transmeton koha.net.

Pasuar nga lajmi i mëhershëm i kësaj jave, se Note 7 është anuluar plotësisht, një hulumtim i ri ka zbuluar se edhe një përqindje e madhe e përdoruesve të tanishëm të Samsung thonë se nuk do të blejnë kurrë më smartfonë tjetër nga kjo kompani.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...