13 Tetor 2016 - 16:52
Derisa kohë më parë u prezantua shërbimi i videove live dhe atyre 360 shkallësh, tani thuhet se kompania do të provojë të hapë një aplikacion të veçantë të dedikuar vetëm për përmbajtjet 360 shkallësh.
Për të përjetuar më mirë videot dhe fotografitë 360 shkallëshe duhen edhe pajisje të veçanta si “Oculus” ose “Samsung Gear VR”. Tani Facebooku dëshiron që nga platforma e vetë përdoruesit të mund të ruajnë këto lloje videosh për t’i përjetuar më mirë edhe me pajisjet e veçanta.
“Tani njerëzit shohin video në Facebook normalisht dhe varet nga përdoruesi se a dëshiron ta ruajë që ta shohë më pas në pajisjen e vet. Mendoj se kjo duhet të ndryshojë. Mund të krijojmë një aplikacion të ndarë për të përjetuar këtë”, ka thënë Eric Cheng, zyrtar i Facebookut, për “Mashable”, transmeton koha.net.
Nuk dihet kur do të mund të arrihet kjo nga Facebooku.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...