Në dyqan të Apple vidhnin fotot e konsumatorëve, Apple thotë nuk ka prova

13 Tetor 2016 - 11:10      

Apple ka hetuar vjedhjet e dyshuara të fotove nga një konsumatore femër nga telefoni i saj në një dyqan të Apple në Australi, ndërsa ka thënë se nuk ka gjetur prova për vjedhje të mundshme të të dhënave.

Më herët është raportuar nga Courier Mail, se punonjësit e Apple Store në Queensland të Australisë janë pushuar nga puna, pasi është zbuluar se ata kanë shpërndarë fotografi të një konsumatoreje dhe të punonjësve, transmeton koha.net.

Nga stafi i dyqanit zyrtar të Apple në Australi, raportohej sa kanë marrë fotografi të një konsumatoreje dhe punonjësve, nga telefonat që kishin lënë aty për tu riparuar.
“Ne jemi duke hetuar një shkelje të rregullave në biznesin e Apple në dyqanin tonë në Carindale, ku disa punonjësve tashmë u janë ndërprerë kontratat si rezultat i gjetjeve tona”, ka thënë Apple në një deklaratë, transmeton koha.net.

Edhe pse disa punëtorë janë pushuar nga puna, kompania e Apple ka thënë se bazuar në hetimet e saj, “nuk janë gjetur prova se janë vjedhur të dhënat e konsumatorëve apo se fotot janë transferuar apo fotografuar nga punëtorët”.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...