12 Tetor 2016 - 18:00
“Music Unlimited” quhet shërbimi i ri që ka miliona këngë dhe që kushton rreth 10 dollarë në muaj.
Përpos rivalitetit me Apple dhe Spotify, Amazon në shërbimin e ri ka vënë në funksion edhe asistentin digjital të Amazonit, “Alexa”. Reuters raporton se “Alexa” mund të lëshojë këngë sipas kërkesës së vetë përdoruesit. Për shembull “Më lësho këngë nga Mbreti i Popit” dhe automatikisht do të lëshohen këngët e Michael Jackson. Po ashtu thuhet se në shërbimin e ri Amazoni do të ofrojë zgjedhje të këngëve edhe të shumë vjetëve më parë, psh. “Më lësho këngë të 2003-s nga Coldplay” dhe menjëherë lëshohen ato këngë.
E meta e shërbimit të ri të Amazonit është periudha e provës për përdorues. Amazoni këtë shërbim e ka lëshuar falas për përdorues për vetëm 30 ditë, ndërsa Apple kishte ofruar tre muaj. Spotify është falas për të përdorur me reklama.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...