11 Tetor 2016 - 13:23
E ku tjetër më shumë se në zyrat e Apple mund të pritet me gëzim një lajm i tillë. Dy kompanitë janë rivale të përbetuara, sidomos në tregun e telefonave inteligjentë dhe avaria e Samsung u pasqyrua menjëherë edhe në bursë.
Aksionet e kompanisë koreano-jugore u hapën me humbje thuajse në të gjitha bursat, ndërsa e kundërta ndodhi për ato të kompanisë amerikane, që pësuan një rritje prej 1.9 përqind në kulmin e shkëmbimeve, transmeton TCH.
Ekspertët këtë shifër ja faturojnë drejtpërdrejtë lajmit se Samsung nuk do të prodhojë më Note 7, një lajm që mbërriti në periudhën më të mirë për kompaninë amerikane, aksionet e së cilës në tre muajt e fundit u rritën me 20 përqind, duke kapur shifrat e dhjetorit të kaluar.
Shifrat pozitive mund të përmirësohen akoma më shumë me publikimin e raportit të parë të kompanisë amerikane mbi ecurinë në treg të dy pajisjeve të saj të fundit, iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...