ZTE paralajmëron smartfon të ri nubia për javën e ardhshme

11 Tetor 2016 - 13:24      

Kompania ZTE ka paralajmëruar se do të mbajë një ngjarje më 17 tetor në Kinë, dhe me këtë rast pritet që kjo kompani të prezantojë smartfon të ri të nën-brendit nubia.

Saktësisht se cila pajise do të zbulohet ende është e paqartë, por raportohet se nubia Z11 mini është duke u bërë me pasardhës më të avancuar, transmeton Koha.net. Pasardhësi mund të quhet nubia Z11 mini S dhe mund të vijë me kamerë kryesore të dyfishtë.

Sa i përket detajeve tjera më të hollësishme, ende nuk janë zbuluar por mbetet vetëm të shihet deri në javën e ardhshme kur do të mbahet ngjarja.

Duket se java e ardhshme për prodhuesit kinez të smartfonëve do të jetë “tendencioze”. Kompania ZTE të hënë e ardhshme do të mbajë një ngjarje, Huawei të martë do të zbulojë smartfonin e ri Honor 6X, ndërsa të mërkurën Oppo do të prezantojë smartfonin e ri të shumëpërfolur, R9S.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...