8 Tetor 2016 - 18:13
Samsung Galaxy C9 më parë është shfaqur në uebfaqen e njohur si GeekBench, AnTuTu dhe Zauba, duke zbuluar specifikat kyçe – ekran 6-inç Full HD, procesor Snapdragon 652, 6 gigabajt RAM memorie, si dhe kamerën prej 16 megapikselë, transmeton Koha.net. Një detaj që mungonte tërë kohën ishte kapaciteti i baterisë.
Informata në lidhje me kapacitetin e baterisë është zbuluar pasi Galaxy C9 është certifikuar nga FCC.
Siç mund të shohim nga fotografia, FCC zbuloi numrin identifikues të certifikatës: A3LSMC9000, dhe C9 do të vijë me baterinë me kapacitet prej 4 mijë mAh.
Me këtë hap qartësohet se Samsung Galaxy C9 është më afër lansimit, edhe pse nuk dihet ende se kur do të lansohet saktësisht.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...