Foto: Ilustrim

Të rinjtë qëndrojnë në telefon edhe gjatë natës

7 Tetor 2016 - 20:44      

Gati gjysma e të rinjve kontrollojnë telefonat pasi janë shtrirë për të fjetur, sipas një studimi.

Në anketimin e 2750 të rinjve të moshës 11-18 vjeç u gjet se një në dhjetë të rinj pranojnë se kontrollojnë telefonin e tyre të paktën 10 herë gjatë natës.

Organizata që ka realizuar studimit, Digital Awareness UK dhe Headmasters dhe Headmistresses Conference paralajmëron se kjo sjell si pasojë nxënës të lodhur dhe të pavëmendshëm në shkollë.

Ata rekomandojnë një “detoksikim dixhital”, që të heqin celularët 90 minuta para se të flënë, ose të mos i mbajnë tek koka e krevatit, transmeton TCH.

Rrjetet sociale

94% e të rinjve që qëndrojnë edhe gjatë natës në celular janë shprehur se hapin faqet e rrjeteve sociale dhe 10 përqind e tyre thonë se ndihen të stresuar nëse nuk e kontllojnë telefonin para se të flenë. Nga ky grup, 75% dëgjojnë muzik dhe gjysma shohin film. 32% e tyre thonë se prindërit nuk e dinë se ata rrinë në telefon kur flejnë.

Të dhënat e studimit thonë se 68% e tyre e pranojnë se kjo ndikon në performanën e tyre në shkollë. Çereku i tyre thonë se ndihen të lodhur gjatë ditës dhe gjysma pranojnë se e mbajnë gjatë natës telefonin te koka.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...