5 Tetor 2016 - 20:59
Sulmi kibernetik ndaj tyre është zbuluar në tetor të vitit të kaluar, ku janë zbuluar shumë të dhëna të konsumatorëve, ndërsa janë detyruar që të pranojnë se ata nuk kanë enkriptuar disa të dhëna personale të përdoruesve.
Zyra e komisionit për informim (ICO), ka thënë se sulmi ka mundur të parandalohej nëse TalkTalk do të kishe ndërmarrë hapat bazikë për të mbrojtur informacionet e konsumatorëve, transmeton koha.net.
Afër 157 mijë konsumatorëve u janë vjedhur të dhënat, duke përfshirë numrat e llogarive bankare, data e lindjes e edhe email adresat.
“Po hakimi është i gabim, por nuk është arsye për kompanitë që të mos kryej detyrimet e tyre për siguri”, kanë thënë nga ICO.
Fitimet e TalkTalk janë përgjysmuar pasuar nga ky sulm kibernetikë.
Fitimet e tyre kanë rënë nga 32 milionë sa ishin një vit më parë, në 14 milionë gjatë këtij viti.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...