5 Tetor 2016 - 11:54
Më herët, këtë vit, është shfaqur në TENAA Galaxy J3 (2017), ndërsa tani një telefon i ri i Samsungut me numër të modelit SM-J727V është shfaqur në uebfaqen e njohur Zauba dhe duket se është fjala për Galaxy J7 (2017), transmeton Koha.net.
Fatkeqësisht, uebfaqja nuk zbulon shumë në lidhje me këtë model të ri përveç çmimit prej 205 dollarë, por çmimi që figuron në Zauba nuk është çmim i njëjtë sikurse kur do të dalë në treg ky telefon i ri.
Thuhet se ky telefon do të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1920 x 1080 pikselë, procesor Exynos, 3 gigabajt RAM memorie, kamerat 13 me 5 megapikselë, si dhe me baterinë prej 3 mijë mAh.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...