4 Tetor 2016 - 18:11
Por ky raportim nuk ka pasur fakte të mjaftueshme për këtë, megjithatë tani është konfirmuar, pasi hakerët të njohur si ‘TheRealDeal’, kanë vënë në shitje të dhënat e përdoruesve në Dark Web, për rreth 1200 dollarë.
Ndërsa së fundmi është zbuluar një hulumtues që ka ngarkuar të gjitha të dhënat e vjedhura në Dropboz online për t’u shkarkuar falas nga të gjithë.
Thomas White, i njohur online si ‘The Cthulhu’ ka ngarkuar të hënën të gjitha këto të dhëna të vjedhura nga Dropbox në ueb faqen e tij, ndërsa pretendon se këtë gjë e ka bërë për të ndihmuar hulumtuesit që të ekzaminojnë të dhënat e rrjedhura.
Kështu që, tani çdo kush mund të shkarkojë të dhënat e 68,680,741 përdoruesve të Dropbox, ku përfshihen email adresat dhe fjalëkalimet, krejtësisht falas, transmeton koha.net.
White është personi i cili më parë ka ngarkuar online të dhëna të shumë përdoruesve të rrjetit social Myspace e shumë të tjerave, të cilat shiteshin me para, falas.
Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga ky sulm, është ndërrimi i menjëhershëm i fjalëkalimeve në Dropbox e edhe të llogarive të tjera ku e keni përdorur emalin e njëjtë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...