Dy telefonat e rinj të Meizu vijnë në nëntor

4 Tetor 2016 - 10:14      

Muajin e kaluar është përfolur se kompania kineze Meizu është duke punuar në versionet e përmirësuara të Pro 6.

Njëri, siç është raportuar, quhet Pro 6S ndërsa tjetri Pro 6S Plus, transmeton Koha.net. Ky i fundit është thënë se do të vijë me procesor të Samsungut, Exynos 8890, të cilin mund ta gjeni edhe te seria S7 dhe Note7 e kësaj kompanie koreane.

Megjithatë, kreu i departamentit të shitjes dhe marketingut në Meizu, Li Nan, ka zbuluar se kompania e tij nuk do të lansojë pajisje këtë vit që kanë procesor të Samsungut. Arsyeja e kësaj ka të bëjë me disa çështje në lidhje me mbështetjen për lidhjen 4G – por ai nuk ka zbuluar më shumë detaje. Li Nan po ashtu tha se Pro 7 do të arrijë në vitin e ardhshëm.

Pra, është mjaftë e qartë se pajisja e ardhshme e kësaj kompanie do të jetë Pro 6S, ashtu siç është përfolur edhe më herët. Ky model do të duhej të lansohej në fund të këtij muaji, me ekran 5.2-inç me rezolucion prej 1080 pikselë dhe procesor MediaTek Helio P20.

Pas kësaj, para se të përfundojë viti 2016, nga Meizu mund të presim dy telefona të rinj Blue Charm nga seria “m”.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...