Facebook lanson Messengerin e ri

3 Tetor 2016 - 14:42      

Facebook ka lansuar një tjetër version të Messenger për biznesin pasi synon të hyjë në tregjet ndërkombëtare.

Sipas Reuters Messenger Lite, i cili përdor më pak internet, është projektuar të punojë në zonë me lidhje të dobët interneti si Kenia, Tunizia, Malajzia, Sri Lanka dhe Venezuela. Facebook thotë se në muajt në vijim Lite do të jetë i vlefshëm dhe në vende të tjera.

Facebook ka përmbushur kërkesat e tregjeve perëndimore, përfshi këtu Amerikën Veriore dhe Europën, dhe tashmë synon vendet në zhvillim si pjesë e versionit të saj “lite”dhe tashmë Messenger ka disa kapacitete më shumë se aplikacionet e tjera.

Përdoruesit e telefonëve Android do të munden ende të përdorin karakteristikat themelore të Messenger, përfshi këtu mundësinë për të dërguar mesazhe me tekst, foto, lidhje, por nuk do të kenë mundësi të bëjnë telefonata me video apo audio apo të bëjnë pagesa.

“Ne duam të sigurohemi se produktet e Messenger të jenë të përdorshme për të gjithë”, thotë David Marcus, drejtori i Messenger, transmeton tch. Kreu i Facebook, Mark Zuckerberg e ka thënë shpesh se misioni i kompanisë së tij është që çdo person në botë të jetë i lidhur me internetin. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...