Pamjet e rralla të fermës gjigante të serverëve të Facebookut

2 Tetor 2016 - 11:31      

Themeluesi i rrjetit më të madh social Facebook, Mark Zuckerberg, ka paraqitur pamjet e rralla të brendësisë së njërës nga fermat e fshehta të serverëve të Facebookut.

Zuckerberg ka thënë se do të zbulojë më shumë fotografi nga objektet e Facebookut në mbarë botën, transmeton Koha.net. Ai këtë e ka nisur duke zbuluar fotografi mahnitëse të qendrës gjigante të të dhënave Lulea në Suedi.

“Gjatë muajve të ardhshëm, do të filloj të postoj disa fotografi të rralla të teknologjisë më të avancuar që Facebook është duke e ndërtuar përreth botës”, ka shkruar Zuckerberg në profilin e tij në Facebook.

Qendra e të dhënave Lulea është hapur në vitin 2013 dhe ishte qendra e parë e Facebookut jashtë SHBA. Ajo është e vendosur thellë në pyjet e Suedisë veriore.

“Është pjesë e rëndësishme e infrastrukturës sonë globale dhe përdorë një shumëllojshmëri të burimeve natyrore lokale për të rritur efikasitetin dhe për të ruajtur energjinë”, ka thënë Zuckerberg.

“Qyteti i vogël i Luleas gjendet më pak se 112 kilometra në jug të Rrethit Arktik dhe aty zakonisht është shumë ftohtë. Temperatura në këtë zonë është nën 50 gradë celsius shumicën e kohës, kështu që ne përdorim ventilatorët e mëdhenj për të tërhequr ajrin e jashtëm me qëllim që të ftohim mijëra serverët e ngrohtë në mënyrë natyrore”, shkruante në postimin e themeluesit të Facebookut.

Një duzinë motorësh hidro-elektrikë operojnë në lumenjtë e afërta, duke siguruar burim të besueshëm dhe të rinovueshëm të energjisë.

“I gjithë sistemi është 10 për qind më efikas dhe përdorë pothuajse 40 për qind më pak energji se qendrat tradicionale të të dhënave”, thotë Facebook.

“Brenda, ndërtesa kryesore është me madhësi sa gjashtë fusha të futbollit. Pothuajse e gjithë teknologjia brenda objektit, nga serverët deri te sistemet e shpërndarjes së energjisë, është e bazuar në dizajnin e projektit Open Compute Project”, ka treguar ai, transmeton Koha.net.

Facebook nuk ka zbuluar shumën e investimit, por zyrtarët e Luleas, më parë kanë parashikuar kostot e ndërtimit deri në 760 milionë dollarë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...