Logitech lanson kamerën e re të avancuar

2 Tetor 2016 - 09:45      

Për një kohë të gjatë, Logitech C920 ishte ueb-kamera më e mirë në treg e cila ofron cilësi të shkëlqyer për çmimin që ka.

Tani, kompania Logitech ka lansuar ueb-kamerën e re të quajtur C922 përmes të cilës do ta zëvendësojë tërësisht modelin C920, transmeton Koha.net. C922 vjen me specifika të avancuara dhe me të njëjtin çmim si të C920.

Logitech C922 praktikisht është identike me modelin C920, por me aftësinë e shtuar për incizuar videot prej 720 pikselë e 60 fps. Po ashtu, kjo kamerë më shumë promovohet si ideale për shikuesit, sepse vjen me programin XSplit dhe një mbajtës të vogël (tripod) me tre këmbë varësisht nga versioni të cilin e blejnë konsumatorët.

Një nga funksionet më interesante të kamerës C922 është softueri Personify ChromaCam, i cili zbulon se ku gjendet përdoruesi në kornizë (frame) dhe në mënyrë dinamike heq çfarë ka prapa përdoruesit. Kjo mundëson efekte të tilla si ekrani jeshil apo sfondi.

Kamera Logitech C922 është në dispozicion me çmim prej 100 dollarë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...