Samsung Galaxy S8 vjen me ekran 4K

1 Tetor 2016 - 18:14      

Samsung Galaxy S8 do të lansohet në muajt e ardhshëm, por kjo nuk i pengon analistët që të fillojnë të zbulojnë që tani karakteristikat potenciale të këtij telefoni të ardhshëm të Samsungut.

Mendohet se Samsung do ta sjellë Galaxy S8 me ekran UHD me rezolucion prej 2160 x 3840 pikselë (4K), ndërsa kjo kompani gjigante deri më tani për modelet e avancuara si Galaxy S7 ka përdorë ekran QHD me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë.

Samsung ka një arsye të mirë për të rritur rezolucionin e ekranit të Galaxy S8 në 4K sepse ajo dëshiron që ky ekran të ofrojë mbështetje për VR (Virtual Reality – Realiteti Virtual), transmeton Koha.net. Megjithatë, në këtë rast duhet të paguhet një çmim më i lartë për sa i përket baterisë, sidomos duke pasur parasysh ata të cilët kanë instaluar aplikacionin Oculus VR e kanë kuptuar se çfarë do të thotë shpenzimi i madh i baterisë.

Të kujtojmë, Sony tashmë ka përdorë ekranet me rezolucion UHD tek telefoni i saj Sony Xperia Z5 Premium. Sidoqoftë, rezolucioni prej 2160 x 3840 ishte i mundshëm vetëm për fotografitë dhe videot e bëra me kamerën e vet telefonit. Çdo gjë tjetër është shikuar me rezolucion FHD prej 1080 x 1920 pikselë.

Samsung Galaxy S8, sipas spekulimeve, duhet të vijë me portin për kufje 3.5 mm, ndërsa porti për USB-Type C mundëson vetëm audio, ngjashëm sikurse porti Lightning në pajisjet iOS. Po ashtu pritet të vijë edhe me xhamin mbrojtës Gorilla Glass.

Samsung Galaxy S8 pritet të zbulohet në ngjarjen MWC 2017, e cila do të mbahet nga 27 shkurt deri më 2 mars të vitit 2017.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...