BlackBerry, fundi i një epoke… nuk do të prodhojë më smartfonë

30 Shtator 2016 - 09:53      

Otava, 30 shtator – Kompania kanadeze BlackBerry, e famshme për telefonat celularë me tastierë, ka vendosur të ndalojë prodhimin e tyre. BlackBerry njofton se do të mbështetet te partnerët për prodhimin e telefonave, të cilat do të jenë të njëjtë në formë dhe përmbajtje.

Kompania njoftoi një sipërmarrje të përbashkët me një kompani telekomi indoneziane që do të nisë t’i prodhojë ato. BlackBerry ka në plan të kthejë vëmendjen te software-i, një lëvizje që e ka bërë gradualisht viteve të fundit teksa shitja e telefonave kishte rënë ndjeshëm.

Kompania ishte tepër vonë në lojën e telefonave me prekje, dhe konsumatorët vrapuan drej iPhone-ëve të Apple-it, Galaxy-ve të Samsung-ut apo dhe sistemeve të tjera Android të Google-it. Madje edhe Microsoft shkoi drejt ndryshimit me telefonat Windows të saj.

Kompania nuk është më në rrezik, një shqetësim i investitorëve përpara se të merrnin frerët në dorë. BlackBerry tani ka rreth 2.5 bilion dollarë kesh dhe investime në bilancin e saj. Nëse drejtori ekzekutiv John Chen nuk arrin të rrisë shitjet dhe t’i kthejë ato në favor të kompanisë, do të ketë më shumë presion për ta shitur BlackBerry.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...