LeEco shet 500 mijë Le Pro 3 brenda 15 sekondave

28 Shtator 2016 - 22:50      

Pas njoftimit që është bërë javën e kaluar, LeEco Le Pro 3 sot është dalë për shitje zyrtarisht në Kinë.

Ishte një shitje e shpejtë dhe më shumë se 3.5 milionë njerëz ishin të interesuar për të, transmeton Koha.net. Nga kjo del se LeEco ka shitur 500 mijë Le Pro 3 brenda 15 sekondave.

Duke filluar me çmim prej 240 euro e me specifika shumë të fuqishme, Le Pro 3 është bërë edhe më i popullarizuar.

LeEco Le Pro 3 vjen me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 1080 pikselë, procesor Snapdragon 821, 4 apo 6 gigabajt RAM memorie dhe 64 apo 128 gigabajt memorie të brendshme, kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë, baterinë prej 4,070 mAh, si dhe punon me sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...