Huawei Mate 9 vjen në tri versione

28 Shtator 2016 - 17:14      

Telefoni i ardhshëm i Huaweit, Mate 9, pritet të lansohet në muajin nëntor, ndërsa tani kanë rrjedhur specifikat e tij.

Raportimet e fundit tregojnë se telefoni i ri do të vijë në tri versione të hapësirës së brendshme dhe të ngjyrave.

Top modeli do të jetë me 6GB RAM dhe 256GB hapësirë të brendshme. Ai vjen në ngjyrë të zezë me çmim rreth 630 euro. Pritet që ky telefon të ketë ekran 6-inç, procesor Kirin 960 dhe sistem operativ Android 7.0 Nougat. Kamera e tij do të jetë me sistem të dyfishtë prej 12MP, plus kamera e përparme prej 8MP.

Dy modelet tjera do të jenë me 4GB RAM dhe 128 ose 64GB hapësirë të brendshme me çmim prej 500 dhe 430 euro. Modeli me 128GB hapësirë të brendshme vjen në ngjyrë kafe dhe rozë, ndërsa versioni 64GB vjen me ngjyrat bazë bardhë dhe të artë.

Pajisja e re pritet që të shpaloset së shpejti.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...