Miliarderi shpalos planin për të banuar Marsin brenda 6 vitesh

28 Shtator 2016 - 13:47      

Sipërmarrësi miliarder Elon Musk paraqiti vizionin e tij për ndërtimin e një kolonie njerëzore në Mars, për njerëz që mund të përballojnë çmimin prej 200 mijë dollarësh për biletë.

Musk, i cili është themeluesi i kompanisë private hapësinore “SpaceX”, foli gjatë kongresit ndërkombëtar astronautik në Meksikë.

Plani i tij i kolonizimit parashikon përdorimin e mjeteve të transportit me shumë përdorime. Ai tha se, parashikohet që të dërgohen 100 njerëz njëkohësisht në Mars, në një udhëtim që do të zgjasë fillimisht 80 ditë, e me kalimin e kohës do të zvogëlohet në 30 ditë.

Musk shpjegoi që duhet patjetër një sistem me shumë përdorime transporti, që bileta të kushtojë vetëm 200 mijë dollarë. Përndryshe çmimi do të ishte shumë më i lartë.

Ai foli për vizionin e tij, që parashikon ndërtimin e një kolonie me një milion njerëz në Mars, e pavarur nga jashtë, që mund të kompletohet për 100 vite. Por, ai shtoi se fillimin e misionit dëshiron që ta bëjë të mundur brenda këtij brezi dhe parashikoi se, udhëtimi i parë drejt planetit të kuq mund të bëhet që në vitin 2022.

I pyetur pse dëshiron me kaq ngulm që të shkojë në Mars, Musk tha se pa dikë me angazhim të vërtetë ideologjik, njerëzimi nuk do të bëhet kurrë një qytetërim që udhëton mes yjeve. Aktualisht, kompania “SpaceX” ka nisur testimin e motorëve që do të vënë në lëvizje anijet kozmike për fluturimin marsian, ndërsa parashikohet se versionet e ardhshme të sistemit pionier të transportit do të arrijnë të dërgojnë në planetin e kuq deri në 200 pasagjerë njëkohësisht.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...