Facebook urdhërohet të ndalojë marrjen e të dhënave të përdoruesve të WhatsApp

27 Shtator 2016 - 22:51      

Facebook është urdhëruar që të ndalë marrjen e të dhënave të përdoruesve të WhatsApp në Gjermani, transmeton koha.net.

Masa pason nga lajmi shokues i publikuar në muajin e kaluar nga këto kompani, i cili thoshte se WhatsApp do të ndajë të dhënat e përdoruesve të saj me kompaninë e cila e zotëron atë, Facebook, duke përfshirë numrat e telefonave dhe kohën kur kanë qenë për herë të fundit online.

Shokues, sepse gjatë kohës kur WhatsApp u ble për 19 miliardë dollarë nga Facebook, thuhej se asgjë nuk do të ndryshonte për përdoruesit e aplikacionit të mesazheve falas, por që shumë nuk besonin në këtë gjë, dhe ashtu edhe ju doli, transmeton koha.net.

Dhe për shkelje së deklaratës publike nga këta dy, në Hamburg si duket nuk kalohet edhe aq lehtë, ku nga autoritetet për mbrojtjen e të dhënave të qytetarëve e kanë përshkruar këtë situatë si çorientuese për përdoruesit dhe shkelje të ligjit kombëtarë për mbrojtje të të dhënave.

Në një deklaratë të lëshuar sot, komisionari për mbrojtjen e të dhënave Johannes Caspar ka urdhëruar Facebook që të fshijë çdo të dhënë që tashmë e ka marrë nga 35 milionë përdoruesit gjermanë të WhatsApp, dhe të ndaloj marrjen e tyre, duke pohuar se Facebook nuk ka marrë leje nga përdoruesit për marrjen e tyre.
Ai gjithashtu akuzoi Facebook për marrjen e miliona numrave të telefonit, nëpërmjet listave të kontaktit të përdoruesve të WhatsApp, të cilët mund të mos jenë përdorues as të Facebook e as të WhatsApp.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...