27 Shtator 2016 - 14:18
Nokia është ringjallur me një model të ri, Nokia 216, transmeton Koha.net. Nokia 216 ofron aplikacionin Facebook, një shfletues, baterinë me jetëgjatësi prej 24 ditësh vetëm në opsion Standby, 8 orë bisede dhe 47 orë audio
Gjithashtu, telefoni i ri përfshin lidhjen Bluetooth, ekranin 2.4-inç dhe kamerën prej 0.3 megapikselë.
Nokia 216 po ashtu vjen në version edhe me dy SIM kartela dhe do të jetë në dispozicion në tre ngjyra: të kaltër, të zezë dhe gri.
Për argëtim, telefoni i ri ka radion FM, MP3 dhe video dhe mund të ruaj deri në 2 mijë numra të kontakteve.
Nokia 216 vjen me shfletuesin Opera Mini dhe punon me platformën e Nokias, S30.
Telefoni i ri i Nokias, Nokia 216, pritet të fillojë shitjen në Indi nga 24 tetori i këtij viti me një çmim prej vetëm 37 dollarë.
Ende nuk është zbuluar nëse Nokia 216 do të jetë në dispozicion për shitje edhe në tregjet tjera të botës.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...