Konfirmohen specifikat kyçe të Samsung Galaxy C9, vjen me 6 GB RAM

27 Shtator 2016 - 11:01      

Pas shfaqjes në uebfaqet e njohura Geekbench dhe AnTuTu, Samsung Galaxy C9 tani është shfaqur edhe në uebfaqen tjetër të njohur GFXBench, duke konfirmuar specifikat kyçe të cilat tashmë janë zbuluar.

GFXBench konfirmon se telefoni do të vijë me procesor Snapdragon 652 dhe ekran full HD, transmeton Koha.net. RAM memoria do të jetë me kapacitet prej 6 gigabajt, ndërsa memoria e brendshme prej 64 gigabajt.

Gjithashtu, GFXBench konfirmon se Galaxy C9 do të vijë me kamerën kryesore dhe atë të përparme prej 16 megapikselë dhe se do të punojë me sistemin operativ Android 6.0.1.

Kjo uebfaqe, po ashtu konfirmon se Galaxy C9 do të ketë ekran me madhësi prej 6-inç dhe se do të mbështesë veçorinë NFC.

Për ata që nuk kanë dëgjuar ende, spekulohet se Samsung Galaxy C9 pritet të lansohet në muajin tetor apo nëntor.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...