Aplikacioni matematikor i studentëve të UP-së me 1 milion shkarkime

25 Shtator 2016 - 23:03      

Kushdo që ka problem me matematikë, tashmë ka zgjidhjen me anë të një aplikacioni për Android.

MalMath” quhet aplikacioni i zhvilluar nga një ekip i studentëve të Fakultetit të Elektros dhe Inxhinierisë së Kompjuterëve në Universitetin e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Ky aplikacion mundëson zgjidhjen e problemeve matematikore hap pas hapi me përshkrime dhe analizën e grafikëve.

“MalMath” është i disponueshëm vetëm në Android dhe zgjidh integrale, derivate, limite, trigonometri, logarimat, ekuacionet dhe në algjebra.

Deri tash, sipas Digjitale.com, ky aplikacion ka arritur të shkarkohet deri në 1 milion herë, teksa vlerësohet me notë 4.5 nga maksimumi 5.0, prej 48,500 vlerësime të njerëzve.

Aplikacioni është i përdorshëm në anglisht, gjermanisht, spanjisht, italisht, gjuhë frënge, turqisht, kroatisht, arabisht, portugalisht, gjuhë azerbexhanase, rusisht dhe japonisht.

Deri tash ekipi i studentëve nuk kanë arritur të marrin para, por tani që produkti ka arritur pjekurinë e tij, ata janë fokusuar në përditësim të produktit dhe strategji financiare.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...