25 Shtator 2016 - 15:23
Siç mund të shohim nga fotografitë, Xiaomi Mi 5s do të vijë me dy kamera kryesore dhe me blicin LED, ekran 5.15-inç Force Touch me rezolucion prej 1080 x 1920, procesor 2.35 GHz Snapdragon 821 SoC dhe grafikën Adreno 530, transmeton Koha.net. Po ashtu është “konfirmuar” se ky telefon do të vijë me 6 gigabajt RAM memorie dhe 256 gigabajt memorie të brendshme.
Mi 5s pritet të punojë me sistemin operativ të para-instaluar Android 6.0.1 dhe me ndërfaqen e përdoruesit MIUI 8. Po ashtu Mi 5s pritet të vijë edhe me skaner për gjurmë të gishtave.
Ndoshta në vijim mund të shohim dy versione të ndryshme të Mi 5s. Modeli standard pritet të kushtojë rreth 300 dollarë, ndërsa modeli premium Mi 5s rreth 450 dollarë.
Të dy këta versione mund të zbulohen këtë javë, ndoshta më 27 shtator.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...