Tesla së shpejti zbulon produktin e ri - Kulmin solar me bateri të integruar

25 Shtator 2016 - 10:48      

Themeluesi dhe kreu i kompanisë së njohur Tesla, Elon Musk, përmes një postimi në Twitter ka paralajmëruar se kompania e tij do të zbulojë një produkt të ri në një ngjarje muajin e ardhshëm.

Ky është produkti i parë që i bën bashkë Teslan dhe kompaninë SolarCity edhe pse bashkëpunimi mes këtyre dy kompanive ende nuk është mbyllur zyrtarisht, transmeton Koha.net. Musk ka thënë se produkti i ri është një kulm solar i cili përmban një bateri të integruar, Powerwall 2.0, e lidhur me karikuesin e Teslas.

Tesla, muajin e kaluar ka paralajmëruar marrëveshjen prej 2.6 miliardë dollarë me SolarCity. Kompania ka thënë se kjo marrëveshje do të mundësojë që entiteti i kombinuar të bëhet “e vetmja kompani në botë vertikalisht e integruar me energji të qëndrueshme”.

Qëllimi i këtij bashkimi është që të zhvillojë plotësisht banimin e integruar, komercial si dhe produktet me rrjet të gjatë të cilat do të përdoren për gjenerim, ruajtje dhe shpërndarje të energjisë solare.

Musk nuk ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me këtë produkt të ri, sepse, padyshim, hollësitë tjera i ruan për prezantim në ngjarjen e veçantë që do ta organizojë Tesla, transmeton Koha.net. Ajo çfarë dihet tani, është se Tesla do të zbulojë produktin e ri, kulmin solar, i cili ka një bateri të integruar dhe një karikues.

Këtë ngjarje të veçantë, Tesla do ta mbajë më 28 tetor në San Francisko Bay Area.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...