Zbulohen specifikat kyçe të smartfonit të ri të Vivos

25 Shtator 2016 - 08:25      

Smartfoni i ri i kompanisë kineze Vivo është shfaqur dhe është certifikuar nga autoriteti kinez i telekomunikimeve, TENAA, kështu duke zbuluar disa specifika kyçe të smartfonit.

I quajtur Y55A, do të vijë me ekran 5.2-inç HD dhe me procesor 1.4 GHz me tetë bërthama, 2 gigabajt RAM memorie dhe 16 gigabajt memorie të brendshme, si dhe baterinë prej 2,650 mAh, transmeton Koha.net. Sa i përket kamerës, pajisja do të vijë me kamerë kryesore prej 8 megapikselë dhe atë të përparme prej 5 megapikselë.

Me dimensione prej 147.9 x 72.9 x 7.5 mm dhe me peshë prej 142 gramë, Vivo Y55A do të punojë me sistemin operativ Android 6.0.1 Marshmallow.

TENAA po ashtu ka zbuluar se Y55A do të jetë në dispozicion vetëm me ngjyrë rozë-ari.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...