Samsung punon në telefon të ri

24 Shtator 2016 - 19:33      

Së fundmi, kompania e njohur Samsung ka konfirmuar disa telefona të rinj si Galaxy A3 (2017), A5 (2017) dhe A7 (2017), ndërsa tani, sipas raportit të ri, kompania është duke punuar në telefon të ri, Galaxy A9, i cili do të jetë pjesë e serisë A për vitin 2017.

Në raport, i cili vjen në formë të postimit në rrjetin social kinez Wiebo, thuhet se Galaxy A9 është duke u punuar në Samsung, transmeton Koha.net. Fatkeqësisht, asnjë detaj më tepër nuk është zbuluar, përveç se numrit të modelit – SM-A9200.

Për ata që nuk e dinë, gjiganti i teknologjisë tashmë ka lansuar Galaxy A9 (2016) dhe A9 Pro (2016) këtë vit.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...