Shfaqet telefoni i ri i BlackBerryt me specifika të fuqishme

24 Shtator 2016 - 18:31      

Së fundmi, në uebfaqen zyrtare të kompanisë BlackBerry është shfaqur telefoni i saj i ri Android.

Telefoni i ri në uebfaqen e BlackBerryt është listuar nën emrin “DTEK60”, transmeton Koha.net. Më herët këtë vit, kompani ka vepruar njëjtë kur ka paralajmëruar telefonin e saj të fundit me emrin “DTEK50”, që do të thotë se “DTEK60” mund të jetë pasardhësi.

“DTEK60” duket se do të vijë me specifikat më të fuqishme se paraardhësi i tij. Ai, pritet të vijë me ekran 5.5-inç me rezolucion prej 2560 x 1440, procesor Snapdragon 820, 4 gigabajt RAM memorie dhe 32 gigabajt memorie të brendshme, si dhe me baterinë prej 3 mijë mAh.

Në pjesën e pasme të telefonit, gjendet kamera kryesore prej 21 megapikselë, sensori për gjurmë të gishtave (DTEK50 nuk e ka), një buton anësorë të cilin mund ta programi për çfarëdo funksioni keni nevojë (edhe DTEK50 e ka këtë buton), si dhe portin për USB Type-C.

Edhe pse nuk është shfaqur asnjë fotografi e telefonit të ri, një gjë që nuk është përmendur ishte tastiera QWERTY, të cilën e kemi parë në telefonat e kaluara të BlackBerryt, sikurse Priv. Po ashtu nuk është e qartë nëse pajisja e re do të marrë dizajnin e telefonave të ndonjë kompanie tjetër, ashtu sikur DTEK50 që ka marrë dizajnin e Idol 4 të Alcatelit.

© KOHA

 

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...