24 Shtator 2016 - 11:00
“Ky emër i përshtatet më shumë kopanisë, pasi tani ai është më shumë se aplikacion social”, tha drejtori Evan Spiegel për WSJ.
Snapchat tani është duke hyrë në një territor të ri: syze të mençura.
Syzet të quajtura Spectacles, do të shiten për 129 dollarë, por tani për tani është në numër shumë të kufizuar, transmeton koha.net.
Sipas WSJ, Snapchat Spectacles regjistrojnë video 10 sekondëshe në kënd 115 shkallë, që e bënë atë më të afërt për syrin e njeriut, në vend të kamerave tradicionale.
Syzet regjistrojnë video në formë rrethore, në vend të formës së zakonshme drejtkëndëshe, dhe pastaj me Wireles mund te transferohen në telefon, e kështu për ta shpërndarë atë edhe në Snapchat.
Syzet do të vijnë në tre ngjyra, të zezë, gjelbër dhe shumëngjyrëshe.
Snapchat ka shpenzuar disa vite për të zhvilluar syzet, por shefi Spigel i referohet atyre si “lodër” në intervistën për Journal.
Këto syze priten të dalin në shitje shumë shpejtë, ndërsa mund të duken si në këtë video, e cila ka rrjedhur në internet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...