21 Shtator 2016 - 20:42
Shumica e këtyre ueb faqeve nuk kanë qenë të qasshme nga jashtë Koreja Veriore, por gjatë kësaj jave një listë e tyre është zbuluar për herë të parë, e që duket se nuk janë edhe aq shumë ueb faqe, transmeton koha.net.
Kjo listë, e zbuluar nga një inxhinier nga SHBA, tregon se në këtë vend ka më pak se 30 ueb faqe të cilat mund të vizitohen.
Siç edhe mund të parashikohet, në ueb faqe ka shumë propagandë, ministria e turizmit për informacione të zakonshme, e po ashtu mund të gjeni receta të Koresë së Veriut dhe filmat e tyre.
Kjo listë është zbuluar nga një gabim në DNS-i i tyre.
Inxhinieri me bazë në SHBA, i ka dërguar një kërkesë legjitime sistemit të domeneve (Domain Name System - DNS), për t’u qasur në të gjithë ueb faqet e këtij shteti, i cili ka ndonjë lëshim, pasi ai zakonisht konfigurohet që të mos lejojë kërkesa të tilla.
Por serveri, me shumë gjasa gabimisht, i ka ofruar qasjen inxhinierit, i cili pastaj e ka shpërndarë këtë listë online.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...