Skemë mashtrimi me USB

21 Shtator 2016 - 20:21      

Sikur të mos mjaftonte rreziku i përhershëm nga lundrimi në faqe të pasigurta në internet që mund t’u infektojnë kompjuterat, australianët po përballen së fundmi me një fenomen tjetër më të çuditshëm.

Në kutinë postare të dhjetra banesave në Melburne janë gjetur USB dhe në disa raste ato janë marrë dhe vënë në përdorim nga të zotët e shtëpisë. Në mbishkrimin që shoqëronte shumicën e këtyre dërgesave thuhej se ishte një dhuratë, por që kishte një kosto.

Policia e Melburne zbuloi në fakt se bëhet fjalë për një skemë të piratëve kibernetikë që përmes këtyre USB-ve kanë infektuar disa kompjutera duke kompromentuar sigurinë e lundrimin në internet të personave që e përdorin dhe jo vetëm kaq, dyshohet se në disa raste ata ja kanë dalë që të marrin të dhëna të rëndësishme, deri tek ato për kartat bankare, transmeton tch.

Autoritetet australiane thonë se janë duke hetuar rastin në fjalë dhe thonë se deri më tani nuk ka gjurmë përdorimi të së njëjtës skemë përveç rasteve në Melburne, ku kanë u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos përdorin këto USB dhe në momentin e parë që i gjejnë të njoftojnë policinë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...