21 Shtator 2016 - 11:40
Ndonjëherë duhet të lexoni një mesazh në atë bisedë grupore dhe për këtë aplikacioni WhatsApp ka shtuar një veçori të re e cila do të bëjë pak më të vështirë injorimin e bisedës grupore, transmeton Koha.net. Veçoria e re te ky aplikacion është përmendja e përdoruesit, që do të thotë se nëse përmendni dikë në bisedën grupore atëherë të jeni të sigurt se përdoruesi do ta shohë mesazhin tuaj, përmes njoftimit.
Ashtu sikur Twitter, Instagram dhe aplikacione të tjera sociale, duke përdorur simbolin “@” për të përmendur dikë, atëherë ata që i përmendim do të njoftohen. Po ashtu, njoftimi do t’iu shkojë edhe atyre që kanë heshtur bisedën, si dhe me këtë veçori është e mundshme që të përmenden edhe më shumë përdorues përnjëherë.
Kjo veçori e re e WhatsApp, është në dispozicion për përdorim në versionet Android dhe iOS të aplikacionit.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...