Google me smartfonët e rinj Pixel dhe Pixel XL, rivalizon iPhone 7 e 7 Plus [video]

20 Shtator 2016 - 14:45      

Google ka dërguar ftesa dhe ka postuar një video informuese për një ngjarje në San Francisko që do të mbahet më 4 tetor, transmeton koha.net.

Kjo duket se i konfirmon thashethemet se kompania teknologjike do të prezantojë smartfonët e rij të quajtur Pixel, dhe ndaljen e prodhimit të smartfonëve nën markën aktuale “Nexus”, transmeton koha.net.

Pixel dhe Pixel Xl pritet që të rivalizojnë smartfonët më të rinj të Apple - iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus.

Emri i ri i tyre fillimisht është përmendur në fillim të këtij muaj.
Videoja e re jep shumë pak detaje për ngjarjen, ndërsa jep përshkrim për lansimin e vetëm një smartfoni.

Smartfonët e rinj pritet të prodhohen nga firma tajvaneze, HTC e cila ka prodhuar smartfonin e parë të Google, Nexus në vitin 2010.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...