Mësohet data e lansimit dhe çmimi i Huawei Mate 9

19 Shtator 2016 - 15:00      

Huawei Mate 9, i cili ka qenë subjekt i disa spekulimeve dhe fotografive në javët kaluara, do të lansohet zyrtarisht më 8 nëntor, sipas një raporti nga shtëpia e kompanisë, Kina.

Raporti po ashtu zbulon informata rreth çmimit për disa versione të këtij telefoni, transmeton Koha.net. Në raport thuhet se versioni me 4 GB RAM dhe 64 GB memorie të brendshme do të kushtojë rreth 475 dollarë, versioni me 4 GB RAM/128 GB do të kushtojë rreth 580 dollarë, si dhe versioni më i fuqishëm me 6 GB RAM/256 GB do të kushtojë rreth 700 dollarë.

Sa i përket specifikave tjera kyçe, sipas raporteve të mëparshme Huawei Mate 9 pritet të vijë me procesor Kirin 960, ekran 6-inç Full HD, si dhe me kamerë të dyfishtë (e certifikuar nga Leica) prej 20 megapikselë.

© KOHA

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...