18 Shtator 2016 - 10:28
Punët përfundimtare tashmë janë finalizuar në FAST, siç quhet teleskopi i ri i montuar në provincën jugperëndimore të Kinës Guizhou, ndërsa puna e tij pritet të fillojë më 25 shtator.
Faza finale ishte instalimi i ‘kabinës ushqyese’, e cila mbledh sinjale nga universi të pranuara nga teleskopi.
Zheng Xiaonian, zëvendësshefi i Observatorëve Kombëtar Astronimik të Kinës (NAOC), ka thënë për Reuters: “Kabina e ushqimit është pranuesi i FAST-it dhe pranuesi është pjesa kryesore. Ajo pranon të gjitha sinjalet e mbledhura nga FAST-i. Është po aq e rëndësishme sa edhe molla e syrit”, transmeton Koha.net.
FAST tashmë ka nisur të pranojë sinjale nga jashtë. “Ende nuk i kemi kryer të gjitha testet e sistemeve”, ka thënë Yue Youling, ndihmës-hulumtues në departamentin e shkencave në FAST.
“Por, shumica e sistemeve janë të gatshme për testim të përbashkët. Mund të bëjmë disa teste edhe pas funksionalizimit të kabinës së ushqimit”, u shpreh ai.
Në vitet e para të jetës së FAST-it, shkencëtarët kinezë do të provojnë të mbledhin sa më shumë informata që të jetë e mundshme mbi universin dhe fillet e tij.
Pas kësaj, teleskopi 134 milionë dollarësh do të hapet për hulumtues nga mbarë bota për të kërkuar planetë të largët dhe të dëgjojnë sinjale potencialisht të lënë nga civilizime jashtëtokësore.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...