Foto Ilustrim

Nga tregu amerikan tërhiqen një milion Note 7

16 Shtator 2016 - 10:37      

Autoritetet amerikane dërguan një kërkesë formale në adresë të Samsung për të tërhequr nga tregu pajisjet Note 7, tek të cilat edhe vetë kompania ka njohur një avari me baterinë.

Problemi bën që pajisja të nxehet tej mase dhe të shpërthejë në flakë.

Kërkesa e autoriteteve amerikane është thjesht formalitet në respektim të ligjit pasi vetë Samsung ka nisur prej ditësh një thirrje vullnetare për dorëzimin e pajisjeve të blera nga klientët e saj në SHBA.

Në total, sipas shkrimit që e transmeton TCh, gjiganti teknologjik koreano-jugor thotë se janë rreth 2.5 milionë pajisje të tilla në mbarë botën dhe pjesa më e madhe e tyre është shitur në pikërisht në Shtetet e Bashkuara, rreth 1 milion.

Problemi u has fillimisht në Korenë e Jugut, ku u raportua se bateritë shpërthenin në flakë në disa raste gjatë dhe pas karikimit.

Në një deklaratë zyrtare të disa ditëve më parë, Samsung u shpreh se ka identifikuar problematikën dhe fton të gjithë klientët e saj që ende zotërojnë një pajisje të tillë që ta dorëzojnë për verifikim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...