15 Shtator 2016 - 12:08

Siç mund të shohim nga fotografia, LeEco Pro 3 do të ofrohet në dy versione. Versioni bazë vjen me ekran 5.5-inç Full HD me rezolucion prej 1080 x 1920 pikselë, 6 gigabajt RAM memorie dhe 64 gigabajt memorie të brendshme, transmeton Koha.net. Po ashtu, do të vijë me kamerën kryesore prej 16 megapikselë dhe atë të përparme prej 8 megapikselë si dhe me baterinë prej 4070 mAh.
Ndërsa versioni tjetër vjen me specifika më të fuqishme. Do të vijë me ekran 5.7-inç Quad HD me rezolucion prej 1440 x 2560 pikselë, 8 gigabajt RAM memorie dhe 256 gigabajt memorie të brendshme. Sa i përket kamerave, ky version vjen me kamerën kryesore të dyfishtë prej 13 megapikselë dhe atë të përparme prej 16 megapikselë, si dhe me baterinë prej 5 mijë mAh.
Të dy këto versione do të punojnë me procesor Qualcomm Snapdragon 821 Quad-Core SoC dhe sistemin operativ Android 6.0 Marshmallow.
LeEco Pro 3, i cili cilësohet si smartfoni i parë në botë me 8 gigabajt RAM memorie, pritet të prezantohet javën e ardhshme në një ngjarje në Kinë, saktësisht më 21 shtator.
© KOHA

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...